Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Latifi: Kurti shfrytëzoi gabimet e opozitës dhe priti momentin për goditjen fatale

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 11:02
Latifi: Kurti shfrytëzoi gabimet e opozitës dhe priti momentin për goditjen fatale

“Kurti i tërhoqi zvarrë gjatë gjithë vitit, deri sa pa momentin e volitshëm për t’u dhënë goditjen fatale”, kështu i vlerëson analisti politik Blerim Latifi, rezultatet e zgjedhjeve të djeshme që e nxorën Vetëvendosjen fituese.

Latifi shprehet se opozita ka dështuar të nxjerrë mësime nga parime elementare të politikës dhe historisë, duke mos arritur të bashkojë forcat përballë një pushteti të fortë.

Sipas tij, përjashtim nga kjo qasje përbën vetëm Ramush Haradinaj.

Latifi kritikon ashpër drejtuesit e partive opozitare, të cilët i cilëson si politikisht të papjekur, duke thënë se ata u fokusuan për muaj të tërë në mosvotimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Kjo, sipas tij, i dha Kurtit hapësirë politike për ta paraqitur opozitën si bllokuese të institucioneve, ndonëse bëhej fjalë për një të drejtë kushtetuese që i takonte partisë fituese.

“Politikisht të papjekur, ata u kapën iracionalisht pas mosvotimit të kandidatit të VV për kryetar të Kuvendit, duke u fokusuar mbi këtë çështje për muaj të tërë dhe duke i dhënë Kurtit hapësirë për ta akuzuar opozitën për bllokim të institucioneve – për një të drejtë kushtetuese që i takonte partisë së tij”, shkruan Latifi.

Ai thekson se betejat e ashpra politike nuk mund të fitohen me liderë që, sipas tij, pozitat i kanë siguruar rastësisht ose si dhuratë, duke nënvizuar nevojën për lidership më të qëndrueshëm dhe strategjik në opozitë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës