Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Largimi i gazetares nga puna, reagon RRGK

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 10:49
Largimi i gazetares nga puna, reagon RRGK

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës shpreh shqetësim të thellë dhe reagon fuqishëm ndaj vendimit të menaxhmentit të Transmetuesit Publik-RTK, për të mos vazhduar kontratat e punës së gazetareve Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

Mosvazhdimi i kontratave pa një proces të qartë dhe transparent, pa asnjë vërejtje profesionale apo disiplinore gjatë tre viteve të punës, si dhe pa vlerësim profesional vjetor, përmban elemente të një praktike ndëshkuese dhe potencialisht hakmarrëse ndaj kolegeve gazetare. Një qasje e tillë krijon klimë pasigurie dhe frike për gratë në media, të cilat përballen jo vetëm me trysni të vazhdueshme profesionale, por edhe me barriera strukturore dhe paragjykime gjinore.

Veprime të tilla nga një institucion publik, i financuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, dëmton seriozisht besimin e publikut në RTK dhe dërgojnë një mesazh shqetësues për pozitën dhe sigurinë e grave gazetare në vendin e punës. Rasti bëhet edhe më i rëndë kur merret parasysh fakti se njëra nga gazetaret, Edina Avdiu, është në periudhë shtatzënie.

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me Hana Martetin dhe Edina Avdiun dhe kërkon transparencë të menjëhershme nga menaxhmenti i RTK-së lidhur me arsyetimin e këtij vendimi.

Çdo veprim që cenon sigurinë në punë, barazinë gjinore apo që mund të interpretohet si masë ndëshkuese përbën shkelje serioze ligjore dhe etike, për të cilat përgjegjësia institucionale dhe individuale nuk mund të shmanget.

Andaj, Rrjeti do t’i mbështesë gazetaret në çdo hap institucional dhe ligjor për ta sfiduar këtë vendim, duke mbrojtur jo vetëm të drejtat e tyre individuale, por edhe standardet e barazisë gjinore, dinjitetit dhe sigurisë në punë për të gjitha gratë gazetare në Kosovë.

rrgk

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës