Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lajmërohet Dejona Mihali, i “gjuhet” gjyqësorit – përmend qeveritë Thaçi, Haradinaj e Hoti

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 11:35
Lajmërohet Dejona Mihali, i “gjuhet” gjyqësorit – përmend qeveritë Thaçi, Haradinaj e Hoti

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka sulmuar sistemin gjyqësor, pasi që gjykata Supreme ka marrë vendim përmes të cilit ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë .

Mihali në reagimin e saj ka thënë se gjyqësori e sistemi prokurorial po thirren në pavarësinë e gjyqësorit, të cilën, ajo e ka konsideruar si strehë e ‘’vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët’’.

Më tej, Mihali, ka përmendur edhe qeveritë e kaluara, si ajo e Thaçit, Haradinajt dhe Hotit, si qeveri që kanë pasur dhjetëra udhëzime administrative të miratuara.

Postimi i saj:

Si zakonisht kur nuk ka çfarë të thuhet për thelbin e çështjes organet e sistemit gjyqësor a prokurorial kthehen tek streha e vjetër, e vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët: pavarësia e gjyqësorit.

Edhe Gjykata Supreme sot paska thënë:

“ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.”

dhe

“të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”

A është e vërtetë dhe pohimi tjetër pra:

ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e ekzekutivit-qeverisë.”

dhe

“të gjitha institucionet, përfshirë sistemin gjyqësor, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e ekzukutivit-qeverisë si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”

Që kur ka filluar në Republikën e Kosovës që të kontestohet nxjerrja e Udhëzimeve Administrative nga Ministrat në detyrë?

Apo qëkur Albin Kurti është Kryeministër?

Sepse gjatë qershor – tetor 2014 Qeveri Thaçi ka dhjetra udhëzime administrative të miratuara, gjatë gusht 2019-shkurt 2020 Qeveria Haradinaj ka dhjetra Udhëzime Administrative të miratuara dhe madje Qeveria antikushtetuese Hoti ka Udhëzime Adminsitrative të miratuara edhe pas vendimit të Kushtetueses.

Edhe ne kemi qenë në opozitë kemi bërë vetëm thirrje publike pra në kuptimin politik që qeveritë në detyrë të përmbahen nga vendimet e mëdha kur rezultati zgjedhor dihej që kishte ndryshuar dhe të njëjtit nuk do të ishin në qeveri.

Po tendenca e përgjithshme e kupolës së gjyqësorit dhe prokororialit është disiplinimi në kurriz të së resë që përfaqëson Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij dhe hapja e vendit për status quo e së vjetër bij të së cilës janë dhe krejt këta profesionistë qelibar, idhtarë të arbitraritetit ekstrem.

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Abdixhiku: Presidentin ta zgjedhim bashkë të gjitha partitë shqiptare, LVV-ja le ta formojë e vetme Qeverinë
  • 17:41Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet
  • 16:35Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për kontratë milionëshe të ndërtimit të urave