Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: I vetmi që nuk pret është Ligji për Specialen, të tjerat presin

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 14:52
Musliu: I vetmi që nuk pret është Ligji për Specialen, të tjerat presin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, para mbledhjes së kryesisë ka thënë se kjo parti asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale.

Ajo ka theksuar se edhe në rrethanat aktuale, kjo parti sipas saj, po angazhohet për të bërë më të mirën për Kosovën.

“Jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën, në rrethanat në të cilat jemi, gjithmonë jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën. Prandaj, në vazhdën e angazhimit tonë, e kemi edhe takimin e sotëm.”, ka deklaruar ajo.  

Musliu ka thënë se takimi i sotëm i kryesisë është pjesë e angazhimit të PDK-së, ndërsa ka refuzuar të japë përgjigje për çështjet që do të diskutohen në mbledhje, duke thënë se do të flasë pas përfundimit të saj.

“E tani, hipotetike, asnjë përgjigje nuk e jap unë. Kur të dal prej mbledhjes, ju tregoj çka kemi folur në mbledhje, por përderisa nuk jam futur në mbledhje, është kjo. E thashë edhe një herë, nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë shtetërore si Partia Demokratike e institucionale. Jemi duke u munduar, në rrethanat në të cilat jemi, jemi duke u bërë… duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën. Ajo çka nuk pret momentalisht është Ligji për Dhomat e Specializuara, të tjerat presin”, ka deklaruar Musliu.

musliujemipret

Të ngjashme

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

17:47
Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale

Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale

19:24
“Nuk mund të sillemi sikur gjithçka është normale” – Musliu e Demaku lëshojnë mbledhjen e komisionit

“Nuk mund të sillemi sikur gjithçka është normale” – Musliu e Demaku lëshojnë mbledhjen e komisionit

11:37
Tasholli para protestuesve: Jemi mbledhur për UÇK-në – liria nuk ka parti politike

Tasholli para protestuesve: Jemi mbledhur për UÇK-në – liria nuk ka parti politike

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 15:30Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme - ky është rendi i ditës
  • 15:25Aksidenti në Volljakë të Klinës, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor
  • 15:23I moshuari humb jetën duke u përpjekur t’i shuajë flakët në Mallakastër të Shqipërisë
  • 15:10Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion
  • 14:40Grupi parlamentar i LVV dorëzon kërkesë për seancë nesër në orën 9:00