Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria e Financave del me sqarim

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 12:26
Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria e Financave del me sqarim

Ditëve të fundit ka pasur kritika të shumta lidhur me atë se si pensionistët po detyrohen që çdo muaj të shkojnë në zyrat e pensioneve që të lajmërohen, përkundër asaj që janë në moshë të shtyrë.

Lidhur me këtë ka reaguar sot Ministria e Financave, Punës e cila theksoi se pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimi.

Ministria ka publikuar edhe numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të thirren ekipet mobile.

Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron për opinionin publik se tashmë ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen çdo gjashtë (6) muaj, por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë në zyrat e pensioneve për shkak të arsyeve shëndetësore.

Që nga muaji gusht 2023, Ministria ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit.

Me qëllim të lehtësimit të procedurave, pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit.

Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës.

Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt.

Pensionistët apo anëtarët e tyre të familjes mund të dërgojnë kërkesat për lajmërim në këto adresa elektronike ose numra telefoni, varësisht nga rajoni:

Prishtinë – pensionet.pr@rks-gov.net | 038 213 268

Pejë – pensionet.pj@rks-gov.net | 039 431 217

Gjakovë – pensionet.gjk@rks-gov.net | 039 326 999

Gjilan – pensionet.gji@rks-gov.net | 028 324 555

Ferizaj – pensionet.fe@rks-gov.net | 0290 320 403

Mitrovicë – pensionet.mi@rks-gov.net | 028 533 010

MFPT mbetet e përkushtuar që pensionistët të mos përballen me vështirësi gjatë procesit të lajmërimit dhe që shërbimet tona të jenë sa më afër qytetarëve.

Ministria e Financavepensionistët

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut