Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lahi Brahimaj: Albin Kurti është dezertor i UÇK-së

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 08:17
Lahi Brahimaj: Albin Kurti është dezertor i UÇK-së

Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, ka komentuar këngën e Edona Llalloshit dedikim për Albin Kurtin .

Brahimaj u shpreh se, Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së dhe nuk ka marrë pjesë aktive në luftë, madje e ka quajtur edhe “dezertor”.

“Unë i kam pa komentet, por këngën jo. Kom pas fatin me qenë pjesë e Shtabit të UÇK-së që nga themelimi deri në çlirimin e vendit, kam qenë në malet e Berishës kur kanë Muhamet Mavraj dhe Albin Kurti. Dhe ai nuk ka pranu me kanë pjesë e UÇK-së. Unë e kam dëgju komandant Remin, për të cilin kam respekt, e komandant Selimin, që kanë thënë ai është bashkëluftëtar i joni. Në fakt ai, në asnjë rrethanë nuk ka qenë ushtar, nuk ka pas pushkë, nuk ka vesh uniformë, në zyrën e Adem Demaçit ka qenë si përkthyes. Nuk ka pas asnjë pozicion në strukturat e UÇK-së. Zyra e Adem Demaçit ka qenë në Prishtinë. Demaçi ka qenë i emëruar si përfaqësues i UÇK-së , dhe e ka zgjedh një djalë të ri që ka ditë më përkthy anglisht, kaq ka qenë, dhe deri në një moment edhe nga ajo zyre ka dhënë dorëheqje.

Në fakt, nëse ky ka qenë ushtar dhe ka dhënë dorëheqje dhe thotë unë nuk jam që Kosova me pushkë, ai në fakt është dezertor. Dhe për mendimin tim, më mirë është mos me qenë UÇK sesa dezertor. Ata që e njohin ushtrinë, më mirë është mos me kanë fare ushtar sesa dezertor. Për mu nuk është marrë që në atë kohë një djalë nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, trimërinë edhe tutën ta falë Zoti. Por është e rëndë dhe e dënueshme, në shtetet demokratike çdo dezertor dënohet. Nëse ai është ashtu, me pas qenë shteti siç duhet ai ish dënu me ligjet e Kosovës për dezertim. Nëse do me marrë merita se ke qenë atëherë duhet me trajtu edhe atë pjesën që je dezertor”.

Ai shtoi se këngët që lidhen me luftën duhet të fokusohen te ata që kanë sakrifikuar jetën për vendin.

“Më vjen mirë që Edona ka vendos me i këndu dikujt, por më vjen keq që nuk e ka përzgjedh me këndu një nënë të dëshmorit, një djalë dëshmorit. Unë e kam pas fatin me njoft Faruk Elezin, një djalë i ri, student që ka ardh mu bo ushtar dhe Sylejman Selimi e ka refuzu, për shkak se ishte djalë i shumë motrave, prindin e kishte invalid dhe e ka refuzu. Pastaj ka ardh me imponim është bë ushtar, ka ra me 21 maj në hyrje të Grobonicës, Klinës, në mbrojtje të pozicioneve. Ndërsa ai (Kurti) nuk e ka pranu. Edona sigurisht do ishte më mirë me i këndu Faruk Elezit se cilitdo të gjallë, edhe mua. Nëse e do për nder, do duhej një asi djali, që ia shëron plagët një nëne kur e dëgjon këngën e djalit të vet”.

Albin KurtiLahi Brahimaj

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës