Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Labinot Tahiri shtron drekë për rreth 50 luftëtarë para nisjes drejt Hagës: U priftë e mbara

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 20:14
Labinot Tahiri shtron drekë për rreth 50 luftëtarë para nisjes drejt Hagës: U priftë e mbara

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka ndarë një mesazh mirënjohjeje për rreth 50 luftëtarë të UÇK-së, të cilët po marrin rrugën drejt Hagës, në pritje të zhvillimeve lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Tahiri ka bërë të ditur se për ta ka shtruar një drekë, duke e cilësuar këtë si një gjest të vogël mirënjohjeje për kontributin e tyre gjatë luftës.

“Sot dua të them vetëm pak fjalë për këta burra që po marrin rrugën drejt Hagës, në pritje dhe me shpresën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka kujtuar sakrificën e luftëtarëve, duke theksuar se ata kishin lënë familjet dhe jetën e tyre për t’iu bashkuar luftës për liri.

“Për mua, kjo drekë për rreth 50 luftëtarë ishte vetëm një gjest i vogël mirënjohjeje. Ata dikur e lanë bukën në sofër, i lanë familjet dhe jetën e tyre, dhe i kapën pushkët për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka shkruar ai.

Tahiri ka thënë se sot, sipas tij, minimumi që mund të bëhet është që këtyre njerëzve t’u shtrohet buka me respekt dhe zemër.

“Ata dikur na e shtruan rrugën drejt lirisë, ndërsa unë pata nderin t’ua shtroj një sofër para rrugës së tyre drejt Hagës”, ka deklaruar Tahiri.

Në fund, ai u ka uruar rrugë të mbarë dhe ka shprehur shpresën që ata të kthehen me lajmin që, siç thotë ai, “të gjithë po e presim”.

https://www.facebook.com/share/p/1DTuTcZxVg/

tahiridrejthagës

Të ngjashme

Besnik Tahiri: Qeveri pa ide dhe pa vizion, me një plan legjislativ qesharak!

Besnik Tahiri: Qeveri pa ide dhe pa vizion, me një plan legjislativ qesharak!

19:21
Gjatë fundjavës, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë

Gjatë fundjavës, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë

16:19
Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

08:35
Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet

Tahiri thumbon Vjosa Osmanin: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet

14:05

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit