Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Labinot Tahiri bën thirrje për protestë në mbrojtje të miqësisë me SHBA-në

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 11:10
Labinot Tahiri bën thirrje për protestë në mbrojtje të miqësisë me SHBA-në

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka reaguar për çështjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë thirrje për organizimin e një proteste në mbrojtje të miqësisë me SHBA-në.

Përmes një postimi publik, Tahiri ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar se Amerika ka qenë aleati më i madh i Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ai ka kujtuar rolin e SHBA-së gjatë luftës dhe periudhës së pasluftës, duke vlerësuar kontributin e popullit amerikan, senatorëve, kongresistëve dhe lobit shqiptaro-amerikan për Kosovën.

“Nuk duhet t’i largojmë miqtë që i kemi pasur gjithmonë pranë”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se interesi shtetëror duhet të jetë mbi interesat partiake.

Postimi i plotë:

🚨🫡🚨

DUHET TE NGRIHEMI NE PROTESTË ASHTU SIQ E KEMI KERKUAR AMERIKEN PARA LUFTES EDHE TANI NË RUAJTJEN E MIQESISE ME AMERIKËN.

SI KA MUNDËSI QË NE ME I BLE PRODUKTET E SERBISË DERI TE PLAZMAKEKSAT DHE MA NUK PO U RROTULLOHEN KAMIONAT ME MALLRA SERBE DHE ME PAGU ENERGJI NGA SERBIA APO GJITHANDEJ POR NUK PO BEJKA ME E PRANU GAZIN AMERIKAN?

Amerika nuk na tradhetoji asnjeherë e ne po del që po e tradhetojmë Amerikën.

A ka ndonje expert jashtpartiak që e jep nje analize per kete qeshtje?

Po e them si qytetar, si shqiptar dhe si biri i një nëne, e motrat e mia që e kanë përjetuar luftën si shumë nëna te tjera.!

Interesi shtetëror është mbi interesin partiak.

AMERIKA nuk na ka sjellë vetëm fjalë.

Amerika na ka sjellë liri.

Amerika i ka kthyer nënat tona në Kosovë. Amerika i ka kthyer fëmijët në shtëpitë e tyre. Amerika e ka ndihmuar këtë vend kur shumë prej nesh as nuk ishim në politikë.

DHE AMERIKA E KA SJELLË PAVARESINË DHE LIRINË E KOSOVËS PA QENË VV-JA dhe Albin Kurti në pushtet e as në parlament, e po ashtu pa qenë asnje parti politike ne pushtet.

Ne duhet te kemi vetëm mirënjohje deri në vdekje për popullin amerikan, për senatorët amerikan, kongresistët dhe lobin shqiptaro-amerikan që kanë qëndruar pranë nesh.

Popull, hapni sytë mirë para se ta fusim vetveten në shënjestër dhe para se t’i largojmë miqtë që i kemi pasur gjithmonë pranë.

Prandaj propozoj që të ngrihemi në PROTESTË në këmbë në mbrojtje të miqësisë me Amerikën, me ambasadën amerikane dhe me ushtarët e Bondsteel-it, të cilët kanë qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira.

Hej njerëz duhet ta ruajmë amanetin e DR Ibrahim Rugovës:

“Miqësia e përhershme me Amerikën dhe popullin amerikan.” duhet të mbeten jetike.

Kosova është mbi partitë dhe liderët e tyre.

Amerika është aleati ynë i vetem.

Me dashuri,

Labi,

Kosovë e Shqipërisë

labinot tahiri

Më shumë nga Lajme

  • 18:30Vdes mësuesi veteran, veprimtari dhe atdhetari Rrustem Islamaj nga Isniqi i Deçanit
  • 18:25Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”
  • 18:13Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
  • 17:50Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
  • 17:50Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari