Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar një person me inicialet Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Gazeta Insajderi ka mësuar se i arrestuari është Zoran Stankoviç.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në Matiçan gjatë periudhës 1998–1999.
“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në njoftim.