Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është serbi që u arratis nga burgu në Mitrovicë – detaje nga arratisja e tij: Ishte duke punuar

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 09:55
Ky është serbi që u arratis nga burgu në Mitrovicë – detaje nga arratisja e tij: Ishte duke punuar

Dje rreth orës 15:45, Policia e Kosovës është njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, një person është arratisur. Policia menjëherë ka marr masat duke ngrit pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën përrreth qendrës se Paraburgimit .

Për kërkimin e të njëjtit janë angazhuar edhe njësi të specializuara si njësia policore me qen- K9.

Bëhet fjalë për serbin Radomiroviq Sava, i lindur në Novi Pazar.

Se janë ende në kërkim të tij u konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të PK-së.

Për lajmin ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët njoftuan se si rrjedhojë e arratisjes së dyshuarit, janë pezulluar nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues.

“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi