72-vjeçar nga Gracka e Vogël e Lipjanit, Fehmi Sopa, humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi në rrugën Shtime–Lipjan.
Pas ngjarjes tragjike, ka reaguar djali i tij.
“Ah bre babë, ma djege shpirtin… Sot pas një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë baba jonë, Fehmi (Hasan) Sopa. Për detajet e ceremonisë së varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në fshatin Grackë e Vogël, ku u përplasën një Volkswagen Golf, të cilin po e drejtonte Sopa, dhe një Volkswagen Passat me targa gjermane.

