Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, më 18 nëntor, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, është Sylë Daka, nga fshati Vrëshec.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Daka ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.



