Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 16:49
Ky është numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Që nga data 1 mars, ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publik në Kosovë. Ky deklarim që po bëhet në Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit, do të vazhdoj deri më 31 mars. APK përmes një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se këtë obligim duhet ta kryejnë gjithsej 10 mijë e 353 zyrtarë publikë.

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë kohë për këtë detyrë të zyrtarëve që paguhen nga buxheti i shtetit, ende pasurinë nuk e kanë deklaruar as gjysma e tyre.

APK ka thënë se deri sot në mesditë, gjithsej 4 mijë e 860 zyrtarë publikë e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë.

“Ndërkohë përveç zyrtarëve që e kanë përfunduar deklarimin, janë edhe 2088 (20.17%) zyrtarë që e kanë filluar dhe janë në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, ndërsa 3405 (32.89%) të tjerë ende nuk e kanë filluar të kryejnë këtë obligim”, ka thënë APK.

Në lidhje me procesin që po zhvillohet, APK për lajmi.net ka thënë se po zhvillohet në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia është në komunikim të vazhdueshëm me subjektet deklaruese dhe ofron mbështetje teknike dhe sqarime të nevojshme për sistemin elektronik të deklarimit, me qëllim të lehtësimit të këtij procesi. Në përgjithësi, rrjedha e procesit vlerësohet si e qëndrueshme, ndërsa pritet që intensiteti i deklarimeve të rritet edhe më tej me afrimin e afatit përfundimtar, 31 mars 2026″, kanë thënë nga APK.

Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim ligjor, ta kryejnë deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar, pasi sipas tyre kontribuojnë në forcimin e transparencës dhe integritetit institucional.

Mos-deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë, dënohet përmes legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës. Ata mund të dënohen me gjobë, burgim deri në pesë vite apo ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Detyrim për të deklaruar pasurinë çdo vit, kanë zyrtarët publik duke filluar nga Presidenti i vendit e deri te zyrtarët që kryejnë detyra siç janë certifikimi, licencimi, por edhe procedurat e tenderimi, këtu duke përfshirë edhe zyrtarët e ATK-së, doganierët dhe policët që kryejnë detyra hetimi, janë subjekte deklaruese.

Nga viti 2024, edhe mjekët e sistemit sekondar dhe terciar, si dhe profesorët e universiteteve publike, kanë obligim të deklarojnë pasurinë.

akp

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë