Kuvendi i Kosovës ka dërguar një njoftim me rendin e ditës për seancën konstituive e cila do të mbahet nesër në orën 10:00.
Në njoftimin e drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun thuhet se fillimisht në ketë seancë do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Pas kësaj deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, pastaj do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve.
