Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancë të jashtëzakonshme plenare me fillim nga ora 17:00.
Në rend dite janë disa nga pikat e propozuara gjatë seancës së sotme nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, të cilat s’gjetën mbështetje nga partitë tjera me arsyetimin se po trajtohen me urgjencë dhe pa analiza mirëfilli.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
