Kërkesa është parashtruar nga 24 deputetë, të PDK-së dhe LDK-së, duke i mbledhur rastet që kanë ndodhur në Kuvend gjatë kësaj periudhe.
Gjykata vendosi një afat, si masë e përkohshme pasi afati 30 ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese më parë kalon.
Kështu Gjykata Kushtetuese ka vendosur që:
I. TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;