Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se i ka bashkuar dy lëndët e dorëzuara javën e kaluar nga PDK.
Në një përgjigje për Indeksonline bëhet me dije se tanimë kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullorën e punës së Gjykatës.
“Kërkesat e dorëzuara nga Partia Demokratike e Kosovës përkitazi me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë janë bashkuar. Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.


