Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president?

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 13:29
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president?

Bekim Sejdiu, emri i dakorduar nga LVV-ja dhe LDK-ja si kandidat konsensual për president të Kosovës, është jurist, diplomat, profesor universitar dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga prilli i vitit 2015 deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Gjatë mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka qenë gjyqtar raportues në disa raste me rëndësi politike, përfshirë edhe vendimin e vitit 2020 që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka shërbyer në diplomaci. Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork nga viti 2012 deri më 2014.

Para emërimit si ambasador, Sejdiu ka qenë këshilltar politik në kabinetin e ministrit të parë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ai është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron që nga viti 2002.

Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Ndërkohë, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime në kuadër të negociatave për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Takimet kanë qenë të përqendruara fillimisht në harmonizimin e parimeve dhe profilit të kreut të shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare.

Edhe takimi i fundit, i mbajtur të shtunën mbrëma në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përfundoi pa një njoftim konkret, duke lënë të hapura negociatat për ditët në vijim.

Çështja e zgjedhjes së presidentit është e hapur që nga prilli i vitit 2026, kur përfundoi mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani. Që nga ajo kohë, detyrën e ushtrueses së presidentes e mban Albulena Haxhiu.

Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në dy rundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota.

Në rundin e tretë, presidenti zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me së paku 61 vota.


sejdiubekimkonsensual

Të ngjashme

Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President

Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President

13:55
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

22:36
Deda për Bekim Sejdiun: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin

Deda për Bekim Sejdiun: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin

19:31
Zyrtari i VV-së, Leutrim Ajeti, vlerëson Bekim Sejdiun si kandidat të kompletuar për president

Zyrtari i VV-së, Leutrim Ajeti, vlerëson Bekim Sejdiun si kandidat të kompletuar për president

10:51

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Haxhiu: Dakordimi i sotëm është një hap drejt tejkalimit të ngërçit
  • 14:00Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha!
  • 13:59PDK anulon konferencën e thirrur për media
  • 13:54Picula: Pjesëmarrja e zyrtarëve serbë në funeralin e Mlladiqit tregon identifikimin e Beogradit me krimet e tij
  • 13:28Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori