Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila në hapjen e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2026”: Një ekonomi më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 16:33
Kusari-Lila në hapjen e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2026”: Një ekonomi më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, ku bashkë me përfaqësues të institucioneve diplomatike dhe komunitetit të biznesit diskutoi për mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në hapjen e panairit ishin të pranishëm Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, Ambasadori i Sllovenisë, Borut Blaj, Zëvendësambasadorja e Malit të Zi, Fedisa Daçiq, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e rajonit.

Duke iu referuar situatës pas vendimit të kumtuar një ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë, Kusari-Lila theksoi rëndësinë e unitetit, lirisë dhe drejtësisë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ajo tha se liria duhet të mbrohet dhe se shteti duhet të forcohet çdo ditë, ndërsa një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është edhe forcimi i ekonomisë.

Sipas ministres, aty ku prodhohet, krijohen vende pune, zhvillohen ide dhe ndërtohen kompani, ndërtohen edhe themelet e një shteti më të fortë.

“Në këtë drejtim, mbështetja për prodhuesit, kompanitë, bizneset inovative dhe gratë ndërmarrëse është pjesë e politikave për zhvillimin ekonomik të vendit.Gjatë vitit 2026, MINTI është duke zbatuar nëntë skema mbështetëse me vlerë rreth 9.4 milionë euro, të fokusuara në investime në makineri dhe teknologji, certifikim, inovacion, industri kreative dhe fuqizimin e grave ndërmarrëse.Ndërkohë, 74 kompani kosovare janë mbështetur për pjesëmarrje në nëntë panaire ndërkombëtare, ku kanë promovuar rreth 1,200 produkte dhe shërbime të prodhuara dhe të ofruara nga bizneset vendore.Të dhënat e tregtisë tregojnë se në periudhën janar–maj 2026 eksportet e Kosovës janë rritur për 17.5 për qind, ndërsa importet për 5.8 për qind. Megjithatë, deficiti tregtar mbetet i lartë, prandaj rritja e prodhimit vendor dhe e eksporteve mbetet një nga prioritetet kryesore të politikave ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në fund, Kusari-Lila theksoi se objektivi mbetet rritja e prodhimit vendor, zgjerimi i eksporteve, tërheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

“Një ekonomi më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë”, ishte mesazhi i ministres në hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026.

fortëkusari-lilahapjen

Të ngjashme

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

13:46

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Raportohet suspendimi i dy policëve pas incidentit me ish-deputeten Dërguti para nisjes së protestës
  • 18:28Incidenti i sotëm pas protestës në shesh, flet veterani i UÇK-së që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit
  • 18:26Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz
  • 18:24Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare
  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme