Pasi doli para Gjykatës Themelore në Gjilan një ditë pasi u arrestua për vrasje të rëndë në fshatin Demiraj, një familjare iu afrua 65-vjeçarit për t’i dhënë kurajo pasi ai po largohej pas seancës i prangosur dhe nën përcjelljen e policëve.
“A je mirë?”, e pyeti ai ndërsa burri po largohej nga gjykata, siç dëgjohet në një video të televizionit T7. “Mirë”, ia ktheu.
“Përnjëmend?”, e pyeti sërish ajo. “Mirë mirë”, iu përgjigj 65-vjeçari.
“Bonu i fortë”, ishte mesazhi i fundit i familjares para se policët ta fusnin në veturë.

