Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një vizitë në Haga, ku ka vlerësuar si të suksesshme “Ditën e Biznesit të Kosovës”, një platformë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Ajo tha se Kosova po shënon përparim në përmirësimin e klimës së investimeve, ndërsa investimet e huaja dhe sektori i TIK-ut po shndërrohen në motorë të zhvillimit ekonomik.
Gjatë vizitës u bë e ditur edhe themelimi i Dhomës Ekonomike të Bizneseve Kosovë–Holandë, që sipas ministres do të lehtësojë bashkëpunimin dhe do të nxisë investime të reja ndërmjet dy vendeve.
