Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e koalicionit me VV-në, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mundet që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit.
Kusari-Lila tha se në situatën më ekstreme, nëse Kushtetuesja thotë se Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë u takon deputetëve të votojnë.
“Në situatën më ekstreme nëse Gjykata Kushtetuese thotë se shembull Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë neve na takon të votojmë. Nuk mundet Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit”.
