Kosova gjatë fundjavës do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa zona mund të zhvillohen vranësira konvektive, të shoqëruara lokalisht me reshje shiu, rrufe dhe erëra të fuqishme.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive në disa zona malore, ndërsa lokalisht ato mund të shfaqen edhe në ultësira.
Këto vranësira mund të sjellin reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku do të paraqiten.
