Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kusari i reagon Sami Kurteshit: VV, parti e specializuar në denigrim dhe nxitje të urrejtjes ndaj gazetarëve

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 22:33
Kusari i reagon Sami Kurteshit: VV, parti e specializuar në denigrim dhe nxitje të urrejtjes ndaj gazetarëve

Juristja dhe ekspertja e lirisë së medias, Flutura Kusari, ka reaguar fuqishëm ndaj deklarimeve të deputetit të VV-së, Sami Kurteshi, i cili e kishte cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe mediat si “aleancë kriminale”.

Kusari e ka kundërshtuar drejtpërdrejt këtë deklaratë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nuk është aleancë e grupeve kriminale, por një organizatë e fuqishme, profesionale dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka reaguar edhe ndaj mënyrës se si po portretizohen gazetarët nga përfaqësues të pushtetit. “Gazetarët nuk janë vrasës me pagesë; ata janë njerëz që e kanë për obligim t’i kërkojnë pushtetit llogari.”

Në të njëjtën deklaratë, Kusari ka mbrojtur punën e Ehat Miftarajt dhe IKD-së, duke potencuar se.

“Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dëmtojnë vendin, por i shërbejnë atij.”

Ajo gjithashtu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulme të organizuara ndaj mediave dhe aktivistëve. “VV është një parti e specializuar në ngacmimin, denigrimin dhe nxitjen e urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.”, u shpreh ajo.

Në fund, Kusari u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e sulmeve ndaj mediave. “I lus të gjithë ata që i përcjellin mediat të mos bien pre e strategjisë së VV-së për t’i portretizuar mediat dhe aktivistët si armiqtë e shtetit tonë.”, ka shkruar Kusari në Facebook.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%