Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti uron ditën e Kushtetutës: Themel i shtetit dhe udhërrëfyes për vendimmarrjen politike

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 17:27
Kurti uron ditën e Kushtetutës: Themel i shtetit dhe udhërrëfyes për vendimmarrjen politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shënuar Ditën e Kushtetutës duke theksuar rëndësinë e saj si akti më i lartë juridik që garanton funksionimin demokratik të shtetit dhe të drejtat e qytetarëve.

Kurti rikujtoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson bazën juridike të institucioneve dhe mishëron vullnetin për një shtet të pavarur, demokratik dhe të barabartë

Ai theksoi se Kushtetuta orienton vendimmarrjen politike dhe vendos standardet për veprimet e institucioneve, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë bartësit e përgjegjësive publike.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën e Kushtetutës, rikujtojmë aktin themeltar normon vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur e të lirë, demokratik dhe të barabartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është baza juridike e institucioneve tona, që garanton funksionimin e tyre demokratik për të mirën e qytetarëve të Republikës, në shërbim të interesit publik dhe në frymën e sovranitetit shtetëror. Ajo orienton vendimmarrjen politike dhe përcakton standardet e veprimeve. Në çdo rrethanë, ajo kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë mekanizmat dhe bartësit e përgjegjësive zyrtare, që në ushtrimin e mandatit të tyre të qëndrojnë me integritet, të sjellen me maturi dhe të tregojnë besnikëri ndaj kushtetutshmërisë. Në këtë kuadër, roli i institucioneve të sistemit që i jep kuptim përfundimtar normës kushtetuese mbetet thelbësor si për besimin e mbështetjen popullore ashtu edhe për ruajtjen e ekuilibrave të pushteteve përbrenda rendit kushtetues. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për përgjegjësi të lartë shtetërore e qytetare, duke e parë këtë si garanci të paqes e demokracisë, për drejtësi e siguri, në të tashmen dhe të ardhmen tonë evropiane.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 19:00Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente
  • 18:37Zvicër: Dënohet me kusht dhe dëbim arkëtarja kosovare, ka vjedhur 38.000 franga
  • 18:37Kurtit nuk i interson protesta popullore në shesh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, poston një video me Ursula von der Leyen
  • 18:35Policia aktivizon rrugë alternative pas bllokimit nga protestuesit, konvoji i Presidentes së KE-së vazhdon pa incidente
  • 18:34Hamza i ndan pamjet e filmuara nga droni: Populli nuk e pranon padrejtësinë