Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, s’heq dorë nga kërkesat

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 15:42
Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, s’heq dorë nga kërkesat

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kështu tha gjatë seancës plenare në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi.Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate.

Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore, duke siguruar 140 nga 250 mandate në Kuvend dhe duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh Partinë Përparimtare Serbe të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq. Koalicioni Shqiptar shprehu mbështetje për kandidaturën e kësaj liste për kryeparlamentar, Aleksandar Çupiq.

Duke folur për kërkesat e shqiptarëve në Serbi, Kamberi tha se ato nuk janë të reja dhe se shumë çështje thelbësore ende nuk janë zgjidhur. Ai u shpreh se presin përfaqësim real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, zgjidhjen e çështjes së njohjes së diplomave, ndalimin e pasivizimit të adresave, përmirësimin e arsimit, përfshirë sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga institucionet e Kosovës.

“Do ta mbështesim çdo nismë dhe jemi të gatshëm për partneritet në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por nuk do të heqim dorë nga parimet dhe kërkesat tona”, tha Kamberi.

“Vetë e drejta për barazi nuk është e negociueshme”, shtoi ai.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdimisht ankohen për diskriminim dhe nënpërfaqësim institucional në Serbi, por edhe për atë që njihet si pasivizim i adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është ngritur vazhdimisht nga shqiptarët në Luginë, por edhe nga Kosova, që e cilëson si praktikë diskriminuese.

Pasivizimi i adresave ishte përmendur edhe në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit më 2023, ku thuhej se kjo praktikë ishte zbatuar në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Edhe Komisioni Evropian në raportet për Serbinë kishte ngritur shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Fituesja e zgjedhjeve në Serbi, Lista Studentore ka premtuar përmirësimin e të drejtave të pakicave në gjuhë, arsim, kulturë dhe informim.

Më herët, Kamberi i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk garanton vetvetiu një qasje tjetër ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, autoritetet e reja do të vlerësohen në bazë të hapave konkretë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Lista Studentore, e cila ka fituar mjaftueshëm vota që ta formojë e vetme ekzekutivin, nuk ka treguar konkretisht nëse do të bashkëpunojë me partitë e pakicave.

shqiptarserbikoalicioni

Të ngjashme

Policia gjermane arreston një shqiptar me shtatë identitete

Policia gjermane arreston një shqiptar me shtatë identitete

20:40
Marta Kos takon përfaqësuesit e Listës Studentore në Bruksel: Ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike

Marta Kos takon përfaqësuesit e Listës Studentore në Bruksel: Ndajmë të njëjtin synim për një Serbi demokratike

18:04

Më shumë nga Lajme

  • 15:43Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë
  • 15:41Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent
  • 15:32Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 15:07Ky është personi i dyshuar për vrasjen në Suharekë
  • 14:58Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete