Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, diskutohen zgjedhjet e brendshme

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 21:29
Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, diskutohen zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të partisë për periudhën e ardhshme.

LVV-ja bëri të ditur se, pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim është arritur dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Sipas partisë, ky proces synon ripërtëritjen dhe fuqizimin e strukturave organizative, zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë dhe avancimin e kuadrove brenda Lëvizjes.

Ky është njoftimi i plotë i partisë:

Sonte, në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes në Kosovë dhe në mërgatë. Në këtë takim, krahas Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministrit, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, dhe Koordinatorit të Qendrave, Salih Zyba, morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes.

Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në periudhën që kemi përpara.

Kryetari njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, falënderoi të gjitha strukturat organizative të Lëvizjes, drejtuesit e Qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë, për punën e palodhshme, përkushtimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e parezervë në të gjitha proceset zgjedhore të deritanishme dhe në punën tonë për ecjen përpara.

Angazhimi i tyre, nga secila lagje e fshat, në çdo komunë të Kosovës dhe gjithandej mërgatës sonë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të forcës politike dhe organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Me konsolidimin e institucioneve të Republikës, synimet dhe përgjegjësitë tona janë të qarta, punë e përditshme, e ndershme dhe e palodhshme në shërbim të qytetarëve, zbatim i zotimeve tona programore dhe avancim i reformave që fuqizojnë shtetin, zhvillojnë ekonominë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Besimi dhe mbështetja e qytetarëve na obligojnë që angazhimin tonë politik dhe institucional ta përkthejmë vazhdimisht në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit.

Nga ky proces, Qendrat tona synojnë të dalin edhe më të bashkuara, më të fuqishme dhe më të përgatitura për përgjegjësitë dhe angazhimet që na presin. Fuqizimi i organizatës sonë politike është i pandashëm nga përmbushja e përgjegjësive tona qeverisëse dhe nga ndërtimi i një alternative gjithnjë e më të konsoliduar në nivelin lokal.

Në veçanti, forcimi i Qendrave tona nëpër komuna është domosdoshmëri për ta shtrirë alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo lagje e në çdo fshat. Qytetarët tanë kanë nevojë për qeverisje lokale që vendos interesin publik mbi interesat e ngushta, që sjell zhvillim të barabartë, shërbime cilësore, transparencë dhe përgjegjshmëri. Alternativa jonë qeverisëse duhet të jetë gjithnjë e më e pranishme, më e organizuar dhe më e gatshme për t’u dhënë përgjigje nevojave konkrete të qytetarëve në secilën komunë.

Organizim më i fortë, angazhim më i madh dhe më shumë punë për qytetarët, në çdo komunë të Republikës, në secilën lagje e fshat.

lëvizjeskurtibrendshme

Të ngjashme

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

14:58
Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

12:31
Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropane të Kosovës

Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropane të Kosovës

17:44
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

17:23

Më shumë nga Lajme

  • 22:10Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz
  • 22:07Dreshaj: Qasja e ministrit Muja ndaj prodhuesve vendorë ishte politike, jo institucionale
  • 21:33Lehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim
  • 21:14Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
  • 20:56Kthimi i ligjit të Speciales, Shukri Buja flet për pazare brenda PDK: S’do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi