Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 13:26
Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media pas seancës që u ndërpre për shkak të mospropozimit të një emri dhe gjuajtjes me vezë në drejtim të tij.

Kurti ka thënë se s’ka propozuar emër, meqë pa marrëveshje për presidentin, do të ishte shkuarje në zgjedhje të reja.

“Nuk propozuam një emër për kryetar Kuvendi, ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë. Meqenëse çfarëdo konstituimi i Kuvendit, pa marrëveshje politike që do të garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për Presidentin e Republikës, pashmangshëm do të na shpinte tek zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të pashmangshme, të panevojshme dhe gjithsesi të dëmshme. Andaj, insistimi ynë i drejtë dhe i dobishëm është që të ulemi, të bisedojmë, të merremi vesh dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshjeje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshjeje midis meje — kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës — me liderët e partive të tjera parlamentare, të konstituojmë Kuvendin, të formojmë Qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin apo presidenten e re”, ka thënë ai.

“Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje. Nuk ka kuptim që të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, ndërmjet fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimit të kësaj seance, unë kam pasur takime. Gjithashtu kam shkruar letra. Kam shkruar letra që ftojnë për takime, kam shkruar letra që japin përgjigje për qëndrimet e subjektit tim, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderët e partive politike dhe unë nuk besoj që duhet t’i shpallim përpjekjet të dështuara apo të përfunduara”, ka shtuar Kurti.

“Unë besoj që ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi, sepse kështu e kërkon kushtetutshmëria dhe kështu pret populli i Kosovës prej nesh. Gjykata Kushtetuese thotë: merruni vesh, bëni marrëveshje me aktgjykimet e saj. Qytetarët e Republikës presin që ne të merremi vesh, që të bëjmë marrëveshje. Prandaj edhe angazhimi e insistimi im do të jetë në këtë drejtim.

Nëse unë kam barrën kryesore dhe përgjegjësinë vendimtare për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, si subjekt fitues, Lëvizja Vetëvendosje, me 53 deputetë, gjithsej 62 edhe me deputetët e pakicave, konstituimi i Kuvendit të Republikës ku janë edhe nënkryetarët, por sidomos zgjedhja e presidentit ose presidentes, që duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit, nuk është përgjegjësi ekskluzive e jona.

Nuk do të duhej kurrsesi të shkojmë në një seancë të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, ku aty do të jenë vetëm ulëset e rreshtit të mesëm, ku është Vetëvendosja me partnerët, me Guxo e Alternativën, me deputetët e pakicave boshnjake, turke, ashkali, egjiptiane, rom dhe gjithashtu deputeti Nenad Rašić, të vetmuara për ta zgjedhur presidentin e ri. Presidenti duhet të jetë mbipartiak, jashtë polemikave ditore, jo në këtë skenën aktuale politike, por një personalitet me karakter të dëshmuar, me vlera e merita profesionale e kombëtare”, ka thënë ai.

Kurti u ka bërë thirrje edhe njëherë PDK-së, LDK-së e Aleancës për takim në mënyrë që të merren vesh për marrëvshje politike.

“Prandaj edhe një herë u bëj thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, që të bisedojnë duke u takuar, dhe duke u takuar të merren vesh, të bëjnë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, për hir të institucioneve të Republikës dhe popullit të Kosovës”, ka thënë ai. EO

kurtiemërkryetar

Të ngjashme

Albin Kurti nuk jep emër, Dehari ndërpren punimet e seancës

Albin Kurti nuk jep emër, Dehari ndërpren punimet e seancës

12:35
Kurti pasi Time Kadrijaj e gjuajti me vezë: Nëse ky është çmimi që duhet ta paguaj, e paguaj vetëm të takohem me ta

Kurti pasi Time Kadrijaj e gjuajti me vezë: Nëse ky është çmimi që duhet ta paguaj, e paguaj vetëm të takohem me ta

13:19
Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike

Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike

12:38
Kurti për vazhdimin e seancës konstituive: I përgjigjem pozitivisht

Kurti për vazhdimin e seancës konstituive: I përgjigjem pozitivisht

11:13

Më shumë nga Lajme

  • 14:33Durrës: Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së një dyqani, policia nis hetimet
  • 14:13KDI: Skadimi i afatit pa Kuvend të konstituuar, çështje kushtetuese
  • 14:09Nol Nushi e tall Albin Kurtin: Pamje ekskluzive të tij si ushtar i UÇK-së
  • 13:50Haxhiu: Edhe ne kemi hedhur vezë, por ne kemi hedhur për Gjykatën Speciale - s’krahasohemi me situatën e Kadrijajt
  • 13:48Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar