Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takon Sorensenin, flasin edhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 19:11
Kurti takon Sorensenin, flasin edhe për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke theksuar se ruajtja e karakterit shumetnik të institucioneve duhet të ecë paralelisht me garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë.

Këto qëndrime Kurti i shprehu gjatë një takimi të mbajtur të premten me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në takim u diskutua për zhvillimet në raportet me Bashkimin Evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe ecurinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Kurti tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive në dialog.

“Republika e Kosovës i përmbahet angazhimit konstruktiv dhe punon për paqe të qëndrueshme, siguri euro-atlantike, stabilitet afatgjatë dhe fqinjësi të mirë evropiane”, citohet të ketë deklaruar Kurti.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe çështja e kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, të cilët u larguan nga institucionet e Kosovës në vitin 2022. Duke iu përgjigjur interesimit të Sorensenit për këtë çështje, Kurti theksoi se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

“Qeveria e Kosovës afirmon dhe insiston në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi të qytetarëve dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve. Të punësuarit në institucionet e Republikës duhet të jenë nga të gjitha etnitë dhe të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik”, thuhet në deklarimin e tij.

Sipas Kurtit, dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri kishin për qëllim cenimin e përbërjes shumetnike të institucioneve të Kosovës.

“Dorëheqjet kolektive të para katër vjetëve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, tha ai.

Sipas Qeverisë, në takim u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me procesin e dialogut, me theks të veçantë rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, duke u nënvizuar nevoja për respektimin e plotë të obligimeve që burojnë nga këto marrëveshje.

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Përveç VV-së, në Kuvend vijnë edhe deputetët e partive tjera
  • 11:49Ermal Sadiku për Kurtin: E ka pru teatrin në Kuvend, po bën hajgare me gjithë shtetin
  • 11:49Cakolli: Situata është më se e qartë, seanca e thirrur e shkel aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2025
  • 11:34Musli-Shoshi e quan Kurtin vrasës serial të rendit kushtetues
  • 11:21Berisha: Kam ardhur në seancë ta votojë kryesinë e Kuvendit