Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Studentët dhe punëtorët serbë do të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi 12-mujore

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 11:45
Kurti: Studentët dhe punëtorët serbë do të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi 12-mujore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të nisë procesin e integrimit të sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit.

Kurti tha se qeveria do të sigurojë nga krerët lokalë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, të cilat do të shërbejnë si bazë për pajisjen e tyre me leje të përkohshme qëndrimi.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënvizuar rëndësinë e inkorporimit të plotë të sistemit të edukimit dhe atij shëndetësor në komunat me shumicë serbe brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës. Ky legalizim në praktikë do të përkthehet jo vetëm në zbatim të plotë të ligjit gjithandej Republikës së Kosovës, por edhe në më shumë cilësi të këtyre shërbimeve, më shumë financim, më shumë prezencë dhe e tëra kjo nënkupton më shumë siguri për qytetarët të cilët i konsumojnë të njëjtat shërbime. Pra qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo së drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimit, por t’i gëzohet benefiteve të cilat do të rezultojnë nga ky proces. Natyrisht se për ne është e qartë që i gjithë procesi i legalizimit merr kohë. Poashtu e nënvizoj që i gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog, por edhe në koordinim e në konsultim të vazhdueshëm me serbët lokal. Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët e komunitetit serb të besojnë në përfitimet nga procesi si dhe detyrimet të cilat burojnë nga marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit dhe korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, tha ai, transmeton Klankosova.tv

Ai njëherësh tha se qeveria do të hapë edhe një afat të ri për regjistrimin e fakteve civile për qytetarët serbë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi ekskluzivisht si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale. Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë udhëzime të detajuara që mundësojnë regjistrimin e këtyre fakteve”, tha Kurti.

albin kurit

Më shumë nga Lajme

  • 19:086 deputetë të LDK kundër Sejdiut president, flet Arbërie Nagavci
  • 19:05Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
  • 19:02Deputeti i LDK, Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
  • 19:00Donika Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë
  • 19:00Egzon Pacolli: Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit