Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Mitrovicë, për të kujtuar vrasjen e Selver Haradinajt, i cili, u vra në një sulm terrorist me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.
Ai së bashku me kryetarin e pjesës jugore të qytetit, dhe dy ministra, aktualisht po viziton familjen Haradinaj.
