Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz u bë simbol i vendosmërisë për liri

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 11:03
Kurti: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz u bë simbol i vendosmërisë për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne të kuvendit për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa kujtoi 5,6 dhe 7 marsin e vitit 1998, tha se në Prekaz historia u shkrua me zjarr e me gjak e toka u bë altar lirie e një familje që u bë simbol kombëtar.

“Sot me 5 mars jemi këtu bashkë për kujtimin e një prej akteve më të larta të historisë sonë kombëtare, epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes, në Prekaz historia u shkrua me zjarr e me gjak. Toka u bë altar lirie e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit Adem Jashari, e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe të bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin. Kjo sakrificë u rrënjos në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë, se ajo është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme”, thotë Kurti.

Kurti nga foltorja e kuvendit tha se qëndresa e familjes Jashari në Prekaz edhe e të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit, përbëjnë një trashëgimi të thellë politike.

“Në rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese. Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, për bashkim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi dhe pavarësi. Qëndresa e familjes Jashari në Prekaz edhe e të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit, përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës dhe mbi të cilën u ngrit republika jonë. Krismat e pushkëve në Prekaz u përhapën larg deri te ndërgjegjja e diplomacisë ndërkombëtare. Ato krisma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e shndërruar rezistencën në një lëvizje të pandalshme për liri kombëtare. Të dashur qytetarë, përmes sakrificës së Prekazit janë tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje të vetme historike të ndodhur në vendin tonë këtu e 27 vjet më parë. Ajo tashmë është besë e shpresë për popullin tonë, pikë referimi për brezat e ardhshëm, si dhe çështje studimi e frymëzimi për studiuesit dhe akademikët mbarë botës”, tha ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump