Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pret delegacionin amerikan, u diskutua rreth bashkëpunimit në mbrojtje e avancim i marrëdhënieve Kosovë-ShBA

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 14:10
Kurti pret delegacionin amerikan, u diskutua rreth bashkëpunimit në mbrojtje e avancim i marrëdhënieve Kosovë-ShBA

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përbërë nga kongresisti republikan Mike Turner dhe kongresisti demokrat Donald Norcross, të dy anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në komunikatë thuhet se Kurti ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë ushtarak ndërmjet dy shteteve, duke përmendur se mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime dhe programe ushtarake të SHBA-së gjatë katër viteve të fundit, përfshirë edukimin në West Point dhe U.S. Army War College.

Po ashtu, kryeministri nënvizoi rolin e Kosovës në ushtrimet Defender Europe, duke rikujtuar se në edicionin e vitit 2025 Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane u vendos në aeroportin ushtarak të Gjakovës, prej nga u drejtuan brigadat operuese në Evropën Juglindore.

Kurti ka përmendur edhe investimet në kapacitetet mbrojtëse, përfshirë prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane si sistemet anti-tank Javelin, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme si CISMOA dhe marrëveshjen për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, status me të cilin Kosova bëhet vendi i 33-të në nivel global.

Kryeministri në detyrë theksoi orientimin euro-atlantik të vendit dhe synimin për integrim në NATO dhe BE, duke potencuar se Kosova synon të jetë jo vetëm përfituese nga garancitë e sigurisë, por edhe kontribuuese aktive në paqen evropiane.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos në sektorin e energjisë, teknologjisë dhe projekteve të mëdha infrastrukturore, përfshirë transportin hekurudhor.

Kurti vlerësoi gjithashtu progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, të cilin e lidh me raportet pozitive të organizatave ndërkombëtare, dhe shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së për mbështetjen historike dhe të vazhdueshme ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja