Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila u sulmua shpesh – gjithnjë doli fitimtare

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 10:31
Kurti: Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila u sulmua shpesh – gjithnjë doli fitimtare

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, kanë bërë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në këtë ditë përkujtimore tha se Kosova ka dhimbje, pikëllim dhe mall për policët e rënë, duke shtuar se Policia e Kosovës është një forcë e fuqishme prej rreth 10 mijë pjesëtarësh që i shërbejnë ligjit dhe sigurisë së qytetarëve pa dallim.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksoj heroin Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Me këtë rast dua të theksoj heroin tonë Enver Zymerin, dhe po ashtu Afrim Bunjakun të cilët ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të Kosovës. Dita Memoriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymerit më 26 korrik të vitit 2011. Sot kemi dhimbje e pikëllim, kemi shumë mall, por kemi edhe krenari, sepse Policia e Kosovës është një forcë prej 10 mijë pjesëtarëve që i dalin zot Republikës sonë dhe mirëmbajnë rendin, ligjin, paqen, sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kurti.

Ai shtoi se Policia e Kosovës është një forcë multietnike që ka përballuar shumë sfida.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. Një nga sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022, kur kishim 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht. Mirëpo kjo nuk arriti ta dëmtojë Policinë e Kosovës, meqenëse në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë. Lavdi Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve
  • 10:16Me kallash në dasmë, katër persona arrestohen Malishevë
  • 10:15Kapen tri gjedhe pa dokumente në një kombi, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë