Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri ndërtesa të banimit social në Prizren

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 20:05
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri ndërtesa të banimit social në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përuruan investimet në efiçiencë të energjisë në tri ndërtesa shumë banesore të banimit social në Prizren.

Teksa foli për orientimin e qartë të Qeverisë për të qëndruar sa më pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se ky është një investim domethënës, me të cilin, krahas përmirësimit të hapësirave dhe kushteve të banimit, rriten cilësia e jetës dhe ndjenja e sigurisë, si dhe kujdesi e barazia.

“Investimi që po shohim sot, është pozitiv në shumë sfera. Është politikë sociale, sepse i ul faturat. Është politikë ekonomike, sepse kursen energji. Edhe është politikë mjedisore, sepse ul ndotjen. Dhe, është politikë e drejtësisë, sepse investon tek ata që shpesh kanë qenë të fundit në radhë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se vlera e përgjithshme e investimit është afër 460 mijë euro, ndërkaq falënderoi Bashkimin Evropian, Ministrinë e Ekonomisë, Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Komunën e Prizrenit, për projektim, financim, zbatim dhe për bashkëpunim.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:05Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren
  • 19:57Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
  • 19:35Ramush Haradinaj i jep lamtumirën e fundit luftëtarit Avni Hoxha
  • 19:19Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
  • 19:07Të shtëna me armë në Mitrovicë