Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti përkujton sulmin në Ibër-Lepenc: U dëmtua akuadukti i kanalit, ngjason me sulmet ruse kundër Ukrainës

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 20:24
Kurti përkujton sulmin në Ibër-Lepenc: U dëmtua akuadukti i kanalit, ngjason me sulmet ruse kundër Ukrainës

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot sulmin e ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit sot një vit më parë. Kurti ka thënë se si rezultat i një sulmi me eksploziv, ishte dëmtuar pjesa fundore dhe njër ballinë e akueduktit të kanalit, duke rrezikuar kështu shkaktimin e një krize të madhe në Kosovë.

Kurti ka thënë se një sulm i tillë ngjason me sulmet që Rusia po i bën në infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe sipas kreut të VV-së, prapa sulmeve të tilla kundër Kosovës qëndron Beogradi zyrtar.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist. Ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Republikës sonë nga aktorë të jashtëm në dy vite rresht, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, dhe i pari ndaj infrastrukturës sonë kritike.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë këtu Termocentralin “Kosova B”.

Reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe gjysmës së Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.

Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura.

Në afat rekord prej vetëm një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete të plota operative. Përgjigjja jonë dëshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore. Shteti dhe Republika triumfuan përsëri përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me këtë sulm, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Analisti i njohur nga Tirana: Haradinajn e sulmojnë për Radojçiçin ata që luftën e shihnin në televizor
  • 20:52Reagon Qeveria Kurti pas deklarates së Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 20:05Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren
  • 19:57Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike