Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti për takimin me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 14:44
Kurti për takimin me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitë e tij në Londër me një takim tre orësh me historianin Sir Noel Malcolm.

Kurti ka thënë se sa herë që takohet, mahnitet nga fuqia intelektuale dhe saktësia analitike e mendimeve të tij.

“Sa herë që takohem me Sir Noel Malcolm, Senior Research Fellow i All Souls College i Oksfordit, mahnitem nga fuqia e tij intelektuale dhe saktësia analitike e mendimeve të tij”, ka shkruar Kurti.

Sipas kreut të VV’së, Kosova ka gjithnjë e më shumë nevojë për njerëz si Malcolm të cilët kanë edhe dijen, edhe guximin për të folur të vërtetën e asaj që Serbia ka bërë në Kosovë.

“Në një kohë kur bota po sfidohet vazhdimisht nga lajme të rreme për të tashmen dhe revizionizmi historik për të kaluarën, Kosova ka gjithnjë e më shumë nevojë për njerëz si Sir Noel, të cilët kanë edhe dijen, edhe guximin për të folur të vërtetën. Pikërisht këtë e ka bërë ai në veprën e tij klasike “Kosova: një histori e shkurtër”. I botuar në vitin 1998, në fillim të luftës sonë çlirimtare, ky libër i ekspozoi dhe shpartalloi mitet që shërbenin si baza propagandistike për fushatën gjenocidale të Serbisë që kryhej ndaj popullit tonë”, ka theksuar Kurti.

“Mbrëmë, në fund të vizitës sime dyditore në Londër, e takova Sir Noel për darkë. Gjatë tri orëve sa ishim bashkë, mbuluam një gamë të gjerë temash, prej ndikimit të inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe procesin mësimor, deri te mbijetesa e veprave të at’ Gjergj Fishtës gjatë sundimit gjysmëshekullor të komunizmit në Shqipëri. Mezi pres të takohem përsëri me Sir Noel Malcolm, historian i shquar dhe mik i madh i Kosovës dhe i gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë
  • 17:32Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin
  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
  • 17:02Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
  • 16:53Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë