Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 19:12
Kurti: Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pasaporta e Republikës së Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley.

Sipas tij, Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të që ishte në vitin 2021, në vendin e 65-të. Edhe në krahasim me vitin e kaluar, Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa ka qenë në vendin e 68-të.

“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se me pasaportën e Republikës së Kosovës, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, qytetarët po përfaqësohen dinjitetshëm, po udhëtojnë në më shumë vende pa viza dhe po e fuqizojnë republikën.

Më shumë nga Lajme

  • 15:14Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
  • 15:12QKUK-ja nis aksionin për lirimin e oborrit, objektet pa leje dhe lokalet e uzurpuara do të rrënohen
  • 15:02Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve
  • 14:59Lidhja e Bizneseve të Kosovës me delegacion prej 30 anëtarësh në Izmir të Turqisë - nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ekonomik
  • 14:46Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim