Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti pas takimit me senatoren Ernst: Bondsteel duhet të bëhet bazë e përhershme amerikane në Kosovë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 16:51
Kurti pas takimit me senatoren Ernst: Bondsteel duhet të bëhet bazë e përhershme amerikane në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se Ernst është një nga mbështetëset e mëdha të Kosovës dhe një prej avokueseve më të zëshme të vendit në Kongresin amerikan.

“Pas takimit që patëm në shtator të vitit të kaluar në Washington DC pata kënaqësinë të pres në Zyrën e Kryeministrit senatoren Joni Ernst, një nga miket e mëdha të Republikës dhe avokueset më të zëshme të Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për progresin e Kosovës në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë.

Një nga temat kryesore ka qenë edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Kurti ka deklaruar se Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në një prezencë të përhershme ushtarake amerikane.

“Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën tonë. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kurti.

kurtiernstamerikane

Të ngjashme

Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën

Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën

09:38
SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi

SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi

08:34
Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike

Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike

20:41
Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

13:51

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat
  • 12:40Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
  • 12:25A jeni i gatshëm sërish për president? – përgjigjet Fatmir Sejdiu
  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona
  • 12:03Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial