Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar – E ne jemi bashkë me juve si patriot e çlirimtar kundër hajnave e zullumqarëve

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 21:26
Kurti: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar – E ne jemi bashkë me juve si patriot e çlirimtar kundër hajnave e zullumqarëve

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim personal.Në një tubim me mërgimtarë në Zvicër të shtunën, Kurti ka thënë se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pavarësisht rolit që dikush ka pasur gjatë luftës apo proceseve shtetformuese.

“Kemi respekt për të gjithë ata që sakrifikuan e kontribuan për çlirimin e Kosovës, bashkimin e për pavarësinë e Republikës. Mirëpo, çfarëdo kontributi, çfarëdo sakrifice që ka bo cilido prej nesh nuk është leje për korrupsion e për pasurim”, deklaroi Kurti.Ai ka thënë se patriotizmi dhe korrupsioni nuk mund të bashkëjetojnë.

“Prandaj, ne themi në çdo tubim, nuk ka edhe patriot edhe hajn. Ose patriot, ose hajn. Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me juve si patriot e çlirimtar kundër hajnave e zullumqarëve”, u shpreh ai.Ai kritikoi edhe, pa përmendur emra, ish-udhëheqës politikë të pasluftës, duke thënë se “pushimi” nga angazhimi patriotik është shndërruar në korrupsion.

“Jemi për patriotizmin demokratik emancipues, kundër nacionalizmit autoritar hegjemonist. Patriotizmi është punë pa pushim. Në këto vitet e pas luftës kemi shembuj të dikujt që ka qenë patriot, po masnej tha po pushoj pak. E ju e dini çka i bjen pushimi, pushimi i bjen korrupsion”, përfundoi Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 10:18Rrahja mes katër personave dje në Vushtrri, Policia jep detaje: Dy të arrestuar, dy janë larguar në drejtim të panjohur
  • 10:02Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës
  • 09:39Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
  • 09:29Ndihmëssekretari amerikan takon përfaqësuesit e Listës Studentore, u përcjell edhe një porosi për Dialogun Strategjik
  • 09:28Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës