Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punimet e Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Teksa ka folur për Planin e Rritjes, Kurti ka përmendur se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, duke i shprehur i bindur se do të rezultojnë me një qeveri të re në krye me të, e që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave.
Ai ka thënë se vendi ka mbetur prapa në zbatimin e reformave shkaku i rrethanave politike.
“Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave. Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa”, deklaroi Kurti.
Kurti ka përmendur masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, për të cilat ka thënë se është hera e fundit që do t’i adresojë.
Ka kërkuar që të hiqen plotësisht dhe tërësisht.
