Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në Luksemburg, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në BE

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 11:53
Kurti në Luksemburg, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në BE

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden.

Gjatë takimit, Kurti, thuhet se shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.

Në këtë drejtim, sipas komunikatës për media, ai falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Në përmbyllje, Kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në forume shumëpalëshe me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri
  • 21:30Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së do të mbetet njollë në Kushtetuese
  • 21:17Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit
  • 21:16“Hipokrizi”, Bajrami: S’mund të protestonim në mëngjes e të takonim Kurtin në mbrëmje
  • 21:16Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë