Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në darkë pune me Baker, Kosova dëshiron fuqizimin e raporteve me SHBA-në në industrinë e mbrojtjes

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 21:39
Kurti në darkë pune me Baker, Kosova dëshiron fuqizimin e raporteve me SHBA-në në industrinë e mbrojtjes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin e SHBA-së në garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Kryeministri Kurti e informoi zyrtarin amerikan për zhvillimet e fundit në vend, investimet në mbrojtje gjatë mandatit të tij si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare e investimeve nga SHBA-të.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe veçanërisht ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në sektorin e mbrojtjes, përfshirë edhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Në darkën zyrtare ishin të pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të lartë institucionalë. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi strategjik dhe miqësie të qëndrueshme mes dy vendeve.

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Kurti pasi Time Kadrijaj e gjuajti me vezë: Nëse ky është çmimi që duhet ta paguaj, e paguaj vetëm të takohem me ta
  • 13:14Hoxhaj: Kosova prej sotit nuk është më demokraci
  • 13:13Lushtaku: Çka mbjell korr, LVV po tallet me besimin e qytetarëve
  • 12:38Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike
  • 12:37Lushaku: Pamje e keqe në Kuvend, përgjegjësia për moskonstituim bie mbi partinë e parë