Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, apo Justiniana Secundas, ku po vazhdojnë punimet dhe hulumtimet arkeologjike.
Gjatë vizitës, “bashkë me ekipin e arkeologëve, Milot Berisha dhe Prof. Christophe Goddard, Kryeministri Kurti pa nga afër punën për zbulimin, hulumtimin dhe dokumentimin e pagëzimores së kompleksit katedral të Justiniana Secundas”, njofton ZKM.




