Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti me zyrtarin e DASh-it diskutuan për zhvillimet politike dhe raportet me Serbinë

GD
Gazeta Demos12 korrik 2025 në 23:16
Kurti me zyrtarin e DASh-it diskutuan për zhvillimet politike dhe raportet me Serbinë

Kryeministri në detyrë , Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë darkës janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë.

“Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim”.

“Gjatë darkës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e investimeve, të diplomacisë e të mbrojtjes, si dhe progresin e Republikës së Kosovës në integrimin e saj euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve me Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Lajme

  • 11:18Diplomati austriak Wolfgang Petritsch : Thaçi ishte vërtet fytyra ndërkombëtare e UÇK-së
  • 10:37Komuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës
  • 10:17Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik, lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë
  • 10:14Aksion antidrogë në Prizren, policia gjen drogë dhe afro 20 mijë euro
  • 10:13Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dënuari me 4 vjet burgim