Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se, 14 vjet pas vrasjes së Enver Zymerit dhe gati dy vjet pas vrasjes së Afrim Bunjakut, drejtësia ka filluar të vihet në vend.
Ai tha se të gjithë kriminelët që dikur sundonin në veriun e Kosovës ose janë arratisur në Serbi, ose ndodhen në burg në Kosovë.