Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Ka përpjekje që harmonia jonë fetare të prishet edhe nga faktorë të jashtëm

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 12:00
Kurti: Ka përpjekje që harmonia jonë fetare të prishet edhe nga faktorë të jashtëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme se toleranca ndër-fetare në Kosovë tentohet të prishet edhe nga faktorë të jashtëm.

“Ka nganjëherë përpjekje të tilla. S’e di a janë shprehje e qëllimit të gabuar apo gabimit të paqëllimshme. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shikojmë se kush po na e dëmton harmoninë tonë të brendshme, duhet të bisedojmë më ta”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë e veprime të tilla kanë dështuar në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të dështojnë edhe në të ardhmen.

Duke folur për përpjekjet e jashtme për prishje të harmonisë ndër-fetare, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me bashkësitë fetare, konkretisht BIK-un për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me elementet që shkojnë kundër traditës së besimit në Kosovë.

Kurti këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:26Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
  • 12:23Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete
  • 12:15Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
  • 12:10“Turiste politike”, Hoti e Bajrami me akuza ndaj Osmanit – çfarë po ndodh brenda LDK-së?
  • 12:04Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, veprimet mbesin konfidenciale