Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti injoron pyetjen e gazetarëve rreth vendimit të komunave veriore për t’u tërhequr nga AKK

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 14:51
Kurti injoron pyetjen e gazetarëve rreth vendimit të komunave veriore për t’u tërhequr nga AKK

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentoj vendimin e komunave veriore për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Derisa u pyet për këtë Kurti i shoëruar edhe nga Naim Tërnava ka vazhduar disponimin e tij duke u përshëndetur me mysafirët të cilët ishin në një ngjarje që ishte organizuar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Ju përshëndes, kaloni mirë”, ishte përshëndetje e Kurti me të pranishmit aty, duke injoruar kështu pyetjen e gazetarëve.

Gjatë ditës, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.EO

Më shumë nga Lajme

  • 17:08Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
  • 17:04​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
  • 17:03Mbledhja e OKB, Trump e përmend dy herë Kosovën në fjalim
  • 16:57Bedri Halimi flet pasi u shpall i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte
  • 16:44I dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kapet nga Policia në Fushë Kosovë