Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti i bën përmbledhje takimeve me ambasadorët: Theksuam nevojën për stabilitet institucional

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 12:30
Kurti i bën përmbledhje takimeve me ambasadorët: Theksuam nevojën për stabilitet institucional

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

“Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës, dje prita në Zyrën e Kryeminsitrit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph. Nga të tre pranova urime për Qeverinë dhe mandatin e ri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se krahas bisedave për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, është diskutuar edhe për temat aktuale.

“Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit”, ka shkruar Kurti.

“Republika e Kosovës është gjithmonë falënderuese dhe përherë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë”, ka shkruar ai. 

kurtitakimevenevojën

Të ngjashme

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë

19:38
Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

22:55
Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend,  Kurti ha “darkë” gjatë seancës

Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend, Kurti ha “darkë” gjatë seancës

20:23
“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

19:16

Më shumë nga Lajme

  • 16:46Pa investime në kapacitete të reja, Kosova rrezikon reduktime të rrymës edhe këtë dimër
  • 16:45“Qëllimi është të kthehem dhe kontribuoj për vendin tim”/ Maqedonci prezanton dronin e të riut që po studion në Mynih
  • 16:40Tre policë në pranga për 3 ditë- Çka thotë IPK-ja për arrestimet e kësaj jave?
  • 16:29Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta
  • 16:19“Dy policë serbë u vranë..”, Gani Krasniqi zbulon detajet e aksionit të parë të UÇK-së në Malishevë