Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti hyn në histori: Për herë të parë dështoi zgjedhja e qeverisë në Kuvend pas prezantimit të kabinetit

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 12:43
Kurti hyn në histori: Për herë të parë dështoi zgjedhja e qeverisë në Kuvend pas prezantimit të kabinetit

“Më testoni”, thoshte kur ngërçi institucional mbetej te konstituimi i Kuvendit. Sot u testua për qeverinë. Dhe dështoi.

Albin Kurti nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në Kuvend, ku prezantoi përbërjen e qeverisë së re, e cila i mori vetëm 56 vota.

Për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, një qeveri dështon të zgjidhet pas prezantimit në Kuvend nga i mandatuari.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për dallim prej atyre të vitit 2021, imponuan negociata e koalicion për formimin e qeverisë së re.

Presidentja Vjosa Osmani më 11 tetor e mandatoi Albin Kurtin për ta formuar qeverinë e re, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, një ditë pasi u zgjidh një ngërç që zgjati mbi gjysmë viti për konstituimin e Kuvendit.

Kryetari i LVV-së, të cilit i duhej një partner për të qëndruar më tej në pushtet, nuk duket se diskutoi shumë me subjektet e tjera politika, shumica e të cilave veçse ishin shprehur kundër një koalicioni qeverisës me këtë parti.

“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, tha Kurti.

Tani që Albin Kurti nuk arrin ta krijojë një shumicë të re parlamentare dhe nuk i mori 61 votat e nevojshme në Kuvend, presidentja “brenda 10 ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”, thotë Kushtetuta.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidentja “i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”, siç parasheh pika 4 e nenit 95 të Kushtetutës.

Partitë e tjera politike të cilat do të mund ta merrnin mandatin për formimin e qeverisë, nuk e duan, pasi thonë se as ata s’i kanë votat e nevojshme. Zgjedhjet e jashtëzakonshme, tanimë duken të pashmangshme.

Më shumë nga Lajme

  • 15:39Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale
  • 15:08Sulmi ndaj inspektorit të IPK-së në Rrugën B, ndalohen dy persona
  • 15:00Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie
  • 14:47Zhvillimet politike, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00
  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme